返回榜单

Ranklookout

Kush Jam Unë? Charades Shqip — App Store 排名

Rexhino Kovaci · Games · 在 App Store 查看

应用简介

开发者在美国 App Store 的完整简介(英文原文)。

Kush Jam Unë? është versioni shqiptar i lojës klasike të sharadave — pantomima që e kthen çdo mbrëmje me shoqëri në të qeshura pa fund. Një lojë që nuk ka nevojë për shpjegim: mbaje telefonin te balli, shokët të japin shenja dhe ti gjen se kush ose çfarë je. Sa më shpejt ta gjesh, aq më shumë pikë merr ekipi yt. SI LUHET 1. Zgjidh një kategori 2. Mbaje telefonin te balli — fjalën e shohin të tjerët, jo ti 3. Shokët japin shenja, pa e thënë fjalën 4. Përkule telefonin poshtë për "E gjeta", lart për "Kalo" 31 KATEGORI, MBI 4200 KARTA • Personazhe Shqiptare — yjet që i njeh i madh e i vogël • Muzikë Shqiptare — nga Vaçe Zela te brezi i ri • TikTok & Influencerë — fytyrat që t'i nxjerr çdo ditë FYP-ja • Kombëtarja & Futbolli — kuqezinjtë, Dardanët dhe legjendat • Filma & Seriale — nga filmat e vjetër shqiptarë te Netflix • Big Brother VIP — banorët për të cilët foli gjithë Shqipëria • Për'puthen — E RE! Sezoni i ri: Ana, Blerimi, Xhesikat dhe Heidi Baci • Mimikë & Veprime — pa fjalë, vetëm me duar e me trup • Kafja & Lokalet — sporti kombëtar: një kafe që zgjat tre orë • Ushqime & Pije — byrek, fli, tavë kosi dhe gjithçka tjetër • Qytete & Vende — nga Tirana te Prizreni, nga deti te mali • Vera & Deti — Ksamili, çadra dhe gushti i pafund • Familja Shqiptare — tezja, dajua, komshiu: i njihni të gjithë • Diaspora & Kurbeti — gushti kur kthehen të gjithë • Dasma Shqiptare — krushqit, kumbara dhe vallja deri në mëngjes • Festat & Traditat — Viti i Ri, Bajrami, Pashkët, Dita e Verës • Zhargon & Brezi Z — fjalët që i thonë të rinjtë sot • Shkolla & Studentët — mësuesit, provimet dhe pushimi i madh • Makina & Trafiku — Mercedesi, boria dhe trafiku i Tiranës • Interneti & Telefoni — Wi-Fi, story dhe grupi i familjes • Nostalgji '90 & 2000 — fëmijëria jonë e mbyllur në një kartë • Profesione & Zanate, Kafshë & Natyrë, Sende Shtëpie • Histori & Letërsi, Sport & Atletë, Yje Botërorë • Fjalë të Urta, Emra Shqiptarë • Dy kategori premium: Energjia e Natës dhe Momente Në Dyshe Kategori e karta të reja shtohen rregullisht — pa pasur nevojë të përditësosh aplikacionin. Kur hyn një konkurrent i ri në Për'puthen, e gjen edhe te karta. TRI NIVELE VËSHTIRËSIE Çdo kartë është ndarë në lehtë, mesatare dhe vështirë. Luaj lehtë me fëmijët, ose zgjidh "vështirë" kur doni një sfidë të vërtetë. PËR ÇFARË RASTESH • Dasma dhe fejesa — argëtimi i mysafirëve pas ceremonisë • Darka me shokë — nis me "vetëm një lojë" dhe zgjat orë të tëra • Mbrëmje familjare — kategori për të gjitha moshat • Udhëtime dhe pushime — kalon çdo orë të mërzitshme LOJË ME EKIPE Luaj me ekipe nga 2 deri në 10 lojtarë. Çdo ekip ka lojtarin e vet me telefonin te balli, ekipet alternohen raund pas raundi dhe fiton ai me më shumë pikë. RREGULLAT E SHENJAVE Mund të thuash çdo gjë që e ndihmon lojtarin. Nuk mund të thuash emrin, mbiemrin apo ndonjë variant të tij. Nuk mund të thuash fjalë që rimojnë me emrin. Nuk mund të thuash shkronjën e parë. FALAS DHE PRO Falas: 5 lojëra çdo ditë — mjaft për ta provuar dhe për t'u varur pas saj. Pro, me një pagesë të vetme: lojëra të pakufizuara, lojë me ekipe pa kufij dhe akses i përhershëm. Pa abonim, pa pagesa mujore. PA REKLAMA, PA LLOGARI Asnjë reklamë — as falas, as me Pro. Pa email, pa regjistrim, pa formularë. Instalo dhe fillo të qeshësh. Ndërtuar nga Modex për komunitetin shqiptar — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë. Çdo kategori është shkruar posaçërisht për kulturën tonë: nuk është lojë e përkthyer, por lojë e bërë shqip nga e para. Shkarkoje tani dhe shiko kush e ka dorën më të mirë me shenja!

Kush Jam Unë? Charades Shqip 不在我们每天抓取的免费榜前 100 名里。可以用下面的实时查询,立刻查看 12 个国家的情况。

Rexhino Kovaci 的更多应用

实时查询

你的浏览器现在就去读取 Apple 的榜单,所以这是实时数据,不是昨天的抓取结果。